strudel

Përbërësit për 6 persona:

1 petë sfoljatë

3 feta Mozzarella (lloj djathi)

2 patëllxhanë mesatarë

3 domate

1 thelbi hudhër

borzilok

vaj ulliri

kripë

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në formë kubike dhe i vendosim në një tigan me pak kripë e pa yndyrë. Bëjmë kujdes që të mos digjen dhe pasi të jenë zbutur shtojmë vaj ulliri, hudhrën dhe domatet që i kemi prerë me copa të mëdha. E lemë në zjarr derisa masa të zbutet mirë. I heqim nga zjarri dhe shtojmë lart borzilokun dhe djathin Mozzarella, që e kemi prerë në copa të vogla. Këtë masë e shtrojnë mbi petën sfoljatë dhe e mbledhim. Sipërfaqen e lyejmë me vezë, të rrahur më parë dhe e pjekim në furrë me 200 gradë për 40 minuta. /tvklan.al