studenteThuajse asnjë prej 5800 studentëve të universiteteve private që u mbyllën në kushtet e paligjshmërisë, nuk do të mund të vazhdojnë studimet në vitin pasues.

Kjo për shkak të mangësive në programet e studimit që kanë ndjekur në universitetet private si dhe mos përputhshmërisë së krediteve të privatit me sistemin universitar publik.

Më shumë të penalizuar do të jenë studentët , e shkencave mjekësore, të cilët do të kthehen deri në 2 apo 3 vite pas.

18 universitetet private të mbyllura me vendim qeverie kanë aplikuar edhe porgrame studimi të palicencuara, çka do të thotë që studentët që kanë ndjekur ato nuk do tju njihet asnjë lëndë akademike.

Aktualisht fakultetet publike po shqyrtojnë dosjet e studentëve, të cilët kanë afat deri në 3 tetor për dorëzimin e tyre. Më pas do të jetë Ministria e Arsimit ajo që do të përcaktojë kuotat e pranimit për çdo universitet.

Tv Klan