studentetStudentët e Infermierisë, të cilëve iu ndërpre greva e urisë nga forcat e policisë, do të takohen me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Ata do të priten në ambientet e Presidencës ditën e hënë në orën 10:00, takim ky i kërkuar nga vetë studentët.

Kërkesën e studentëve të transferuar nga universitetet private në ato publike, për trajtim të barabartë në tarifat e shkollës me studentët e tjerë të së njëjtit fakultet, e mbështet edhe Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës.

Në një deklaratë për mediat pasditen e së dielës, Këshilli Studentor  teksa e quan një akt çnjerëzor ndërprerjen e grevës me dhunë, u shpreh se studentët do të bojkotojnë mësimin dhe do të braktisin provimet deri sa qeveria të gjejë një zgjidhje.

Tv Klan