Janë pushimet e pranverës dhe studentët në Miami kanë vërshuar në South Beach për festën e madhe që organizojnë me rastin e 8 javëve pushim.

Të rinj në ekstaze, të veshur me bikini dhe nën efektet e alkoolit janë filmuar nga Daily Mail duke kërcyer mbi njëri tjetrin buzë detit në lagjen South Beach në Miami.

Por festa nuk ka zgjatur shumë, ajo është prerë në mes nga policia e Miamit pasi prej një viti, festat buzë detit, dhe pirja e alkoolit janë ndaluar nga autoritetet vendore.

Rezultatet e festës së studentëve janë ndotje në masë e vijës bregdetare.

35 nga të rinjtë që festonin janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke pirë alkool dhe kanë ndotur plazhin.

Tv Klan