greveStudentët e transferuar nga universitetet private në ato shtetërore rifillojnë grevën e urisë mbrëmjen e së martës. Pas ndërprerjes së grevës në ambientet e fakultetit të infermierisë nga policia disa ditë më parë, këtë radhë studentët vendosin çadrën pranë Rektoratit, në sheshin Nënë Tereza.

Janë rreth 12 studentë të cilët u futën në grevë urie, ndërsa pritet që numri i tyre të shtohet ditën e mërkurë.

Ata e morën këtë vendim, pasi afati që i kishin lënë Ministrisë së Arsimit për gjetjen e një zgjidhjeje, përfundoi.

Për rifilimin e grevës, studentët kanë marrë leje në Bashkinë e Tiranës dhe kanë mbështetjen e Presidentit të Republikës .

Studentët e transferuar nga privati, kërkojnë trajtim të barabartë për tarifën e shkollës me studentët e tjerë.

Tv Klan