Një student i universitetit të Cambridge-it i cili u filmua kur po digjte në kartëmonedhë prej 20 paund përpara një njeriu të pastrehë, ka shkruar një letër ku kërkon falje.

Ronald Coyne, u kap nga kamerat në Bridge Street në Kembrixh më 2 shkurt. Siç raportohet edhe nga mediat britanike, studenti i cili ndiqte studimet për drejtësi, thotë se ka bërë një gabim të tmerrshëm, dhe që nga ajo kohë ai është bërë viktimë e mesazheve kërcënuese.

Universiteti tha se kishte marrë masa disiplinore kundrejt tij. Në letrën e tij, drejtuar studentëve të tjerë të të njëjtit universitet, ai shkruante : “

Veprimet e mia ishin të gabuara, të pamenduara dhe të papjekura. Kam abuzuar privilegjin tim si një student në një universitet kaq të famshëm dhe veprova në një mënyrë që është krejtësisht në kundërshtim me vlerat e universitetit dhe të studentëve të tij”.

Ai thotë se e ka kuptuar gabimin e tij duke ndjekur mësimet e ndërgjegjësimit, që kanë të bëjnë me alkoolin dhe përfshirjen sociale. Megjithatë Policia e Cambridgeshire tha se nuk kishte marrë asnjë raport apo ankesë lidhur me incidentin.

/tvklan.al