Studenti u shpall për herë 15 kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Ekipi i Ylli Tomorrit vijon të zotërojë këtë sport në Shqipëri, duke i mbyllur finalet me Tiranën në vetëm 3 ndeshje, të fituara të gjitha nga Studenti.

Suksesi i fundit ishte të mërkurën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku sfida përfundoi me fitoren e Studentit me rezultatin 3 – 1 me sete.

Tirana reagoi vetëm në setin e dytë, por pa patur mundësinë të bëjë të njëjtën gjë në ata pasardhës.

Endrit Sauku/Tv Klan