Cerys Shore zbuloi se burri i saj prej një viti, e kishte tradhtuar me studenten e tij 17-vjeçare në shtëpinë e tyre, ndërkohë që ajo kishte qenë në punë.

Profesori i shkencave kompjuterike, Richard Shore, 30 vjeç, pati një lidhje me studenten e tij në shkollën Radyr Comprehensive në Kardif, Uellshin jugor, pasi patën afërsi gjatë një ekskursioni shkollor në Kaliforni.

Radyr_Comprehensive_School_reception

Ai e kishte shënuar numrin e saj në telefonin e tij si “Nxënësja A”.

Komiteti shkollor e pushoi nga puna si mësues Shore dhe ai nuk mund të riaplikojë për punë 5 vitet e ardhshme.

Punonjësja sociale Theresa Derbeyshire e cila kishte folur me vajzën, tha se ajo kishte thënë se ishte e dashuruar me Shore megjithëse e dinte se ai ishte i martuar./tvklan.al