dhuna-depresioniSëmundjet psikologjike, përfshirë depresionin nuk lidhen me sjelljen e dhunshme të një individi në të ardhmen.

Të dhënat vijnë nga një studim i realizuar nga akademikë në Northwestern University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë studim, të publikuar në revistën “Journal of the American Academy of Child & Adolescent Psychiatry”, u shfrytëzuan të dhëna nga një projekt i mëparshëm studimor, në të cilin u vëzhguan 1659 të rinj të një qendre paraburgimi dhe riedukimi në Chicago gjatë periudhës 1995 – 98.

Në përfundim, shkencëtarët konkluduan se në bazë të të dhënave të mbledhura nuk është e mundur që të parashikosh veprime të dhunshme, nëse një person vuan nga depresioni apo çregullime të tjera psikologjike.

Tv Klan