IbuprofenIbuprofeni mund të ndalojë plakjet duke bërë që të jetoni të paktën 12 vite më shumë.

Shkencëtarët e Texas A&M University në SHBA, ia injektuan këtë qetësues krimbave dhe mizave dhe vunë re se Ibuprofeni i zgjati jetën me rreth 12 vite ekuivalente të njeriut.

Efekti i këtij ilaçi sipas shkencëtarëve është ende i paqartë, megjithatë ata thonë se ia vlen që të merret në kosideratë dhe eksporohet edhe më tej.

Ibuprofeni, njësoj si aspirina është një medikament anti-inflamator i përdorur për të trajtuar dhimbjen dhe temperaturën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përfshirë këtë ilaç në listën e “medikameneve esenciale” të nevojshme në çdo sistem bazik shëndetësorë.

tvklan.al/E.K