mosha

Njerëzit që ndihen më të rinj sesa mosha që kanë jetojnë më gjatë. Në këtë përfundim arrin një studim i realizuar nga University College London, sipas të cilit ata persona që ndihen 3 ose më shumë vite më të rinj, kanë vdekshmëri më të ulët në krahasim me ata që ndihen në moshë apo më të plakur.

Shkencëtarët studiuan të dhënat e 6489 meshkujve dhe femrave, mosha mesatare e të cilëve ishte 65.8.

Autorët e studimit thanë se perceptimi individual mbi moshën mund të ndryshojë ndaj dhe është e mundur që të ndërhyet.

Individët që ndihen më të mëdhenj se mosha që kanë mund të jenë target për mesazhe mbi shëndetin, duke promovuar veprime pozitive mbi shëndetin dhe qëndrimin e tyre ndaj moshës.

Studimi në fjalë u publika në revistën JAMA Internal Medicine.

tvklan.al