lengje frutash

Sipas një studimi të kryer, lëngjet e frutave që tregtohen për fëmijët mund të përmbajnë më shumë sheqer se një gotë me Coca – Cola.

Në një analizë të kryer me rreth 200 lëngje frutash është vënë re se më shumë se ¼ e pijeve të testuara, përmbajnë më shumë sheqer sa një gotë Coca – Cola.

Pas këtij rezultati, profesor Graham MacGregor, (Kryetar i Veprimit të Sheqerit) theksoi se: “Ky është një skandal i madh qoftë për fëmijët, qoftë për prindërit të cilët mendojnë se po i ushqejnë fëmijët në mënyrë të shëndetshme, ndaj duhet të ndalohet sa më parë.”

“Ne kemi nevojë që të ndalojmë epideminë e obezitetit tek fëmijët britanikë, në mënyrë që mos të dalë situata jashtë kontrollit”, shtoi me tëj profesor MacGregor.

Kardiologu Aseem Malhotra, paralajmëroi se krahas prishjes së dhëmbëve, provat shkencore tregojnë se konsumimi i rregullt i pijeve me sheqer mund të jetë i lidhur me një rritje të rrezikut të diabetit tipit 2, si dhe me sëmundjet e zemrës. “Lëngjet e frutave që përmbajnë sheqer, nuk duhet të jenë pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar”, shtoi ai.

Duke u vënë re kjo rrezikshmëri nga veprimi i sheqerit, qeveria ka bërë thirrje që prodhuesit të reduktojnë sasinë e sheqerit në produktet që hedhin në treg, duke iu rekomanduar më shumë përdorimin e frutave dhe perimeve.

Drejtori i Shëndetit Publik në Angli theksoi se: “ Kosnumimi i lëngjeve të frutave është i rëndësishëm për organizmin tonë, por duhet të konsumohet vetëm 150 ml në ditë.

tvklan.al/ V.H