Woman-drinking-a-beer

Femrat që pinë të paktën 2 gota birrë në javë ulin rrezikun e prekjes nga goditjet në zemër me një të tretën. Por ato që konsumojnë alkool më të fortë dyfishojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri.

Të dhënat vijnë nga një studim i realizuar nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Gothenburg, në Suedi.

Sipas ekspertëve, teksa konsumi i alkoolit në mënyrë të tepruar i bën dëm zemrës, pirja e 1 – 2 gotave birrë gjatë 7 ditëve është më mirë sesa të mos pini aspak.

Shkencëtarët studiuan 1500 femra gjatë një periudhe 50 vjeçare dhe regjistruan frekuencën dhe sasinë e konsumimit të birrës dhe alkooleve të tjera.

Ata i morën sërish nën vëzhgim këto femra 32 vite më vonë dhe panë se 185 femra kishin pësuar infarkt, 162 goditje, 160 diabet dhe 345 kancer.

Kur studimi përfundoi, në vitin 2000, këto femra ishin 70 deri në 92 vjeç.

Shkencëtarët dolën në përfundimin se femrat që konsumonin alkool të fortë më shumë se dy herë në muaj, kishin gati 50 përqind më shumë rrezik për të vdekur nga kanceri, në krahasim me ato që pinin më pak.

Por femrat që thanë se pinin birrë 1 ose 2 herë në javë, kishin 30 përqind më pak rrezik për t’u prekur nga infarkti, në krahasim me femrat që pinin birrë më shpesh ose aspak.

Shkencëtarët konkluduan se femrat që konsumojnë birrë në mënyrë të moderuar mbrojnë veten nga prekja e infarkteve./tvklan.al