GJE62% e fëmijëve në Shqipëri kanë një kompjuter me internet në dhomën e tyre, duke kaluar edhe vendet europiane, ku vetëm 12% e fëmijëve kanë kompjuter në dhomë.  Pas një studimi të kryer në 6 rrethe të vendit, specialistët kanë dalë në përfundimin se kjo nuk është një ide e mirë pasi sipas tyre 44% e fëmijëve 13- 17 vjeç përdorin internetin për të parë edhe faqe pornografike.

Por disa fëmijë përdorin internet kafenë për të lidhur me botën virtuale ku dhe shpeh bien viktima të tij. Specialistët rekomandojë më shumë kontrroll dhe rregullim të legjislacionit për internet të sigurt.

Gjetjet e këtij studimi nxorën në pah se nga 32% e fëmijëve  nëse do të lëndoheshin apo do të kishin problem që ridhnin si pasojë e komunikimit online nuk do të kërkonin ndihmë tek mësuesit, ndërsa 27% nuk e konsiderojnë policinë si një institucion ku mund të kërkohet ndihmë.