pesha

Femrat e kanë më të lehtë të shtojnë në peshë sesa meshkujt, për shkak të ndryshimeve në atë pjesë të trurit që kontrollon kaloritë.

Të dhënat vijnë nga një studim i ri i realizuar nga “The Rowett Institute of Nutrition and Health”, në Britaninë e Madhe.

Pas alarmit të dhënë nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), se numri i femrave obeze është më i madh se ai i meshkujve, shkencëtarët realizuan një eksperiment tek minjtë, për të parë nëse gjinia ndikon në shtimin në peshë.

Studiuesit arritën që minjtë meshkuj obezë t’i kthenin të shëndetshëm, por nuk mundën ta bënin një gjë të tillë tek femrat.

Të dhënat tregojnë se ajo pjesë e trurit që influencon në mënyrën sesi trupi përdor kaloritë, është ndryshe tek meshkujt dhe femrat.

Hormonet e prodhuara në këtë pjesë të trurit rregullojnë oreksin, aktivitetin fizik, deficitin e kalorive dhe peshën trupore.

Megjithatë, studimi nxorri në pah se këto hormone performojnë funksione të ndryhme tek të dyja gjinitë.

Teksa prek oreksin tek të dyja palët, tek meshkujt rregullon gjithashtu aktivitetin fizik dhe kaloritë.

Studiuesit shpresojnë që me anë të këtij studimi të mund të kenë më shumë të dhëna mbi obezitetin, pasi aktualisht nuk ka ndryshim nga mënyra sesi trajtohet tek meshkujt dhe femrat. /tvklan.al