dhimbjekokeKonsumimi i medikamenteve në momentin e parë që kemi dhimbje koke, mund të shtojë rrezikun për dhimbje koke kronike.

“Marrja e qetësuesve rregullisht mund ta bëjë trurin më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve dhe mund të shkaktojë një sëmundje që vjen nga teprimi i qetësuesve”, shpjegon Dr. Manjit Matharu, neurogol nga “National Hospital” në Londër.

Ende nuk është përcaktuar saktësisht pse ndodh ky fenomen, por ajo që dihet është se duke marrë mbi 10 qetësues në muaj për dhimbje koke mund të shkaktojë probleme në trurin e individit.

Sipas ekspertëve nëse dhimbja e kokës nuk ju kalon përdorni metoda të tjera, duke anashkaluar përdorimin e menjëhershëm të medikamenteve.

Një mënyrë është përdorimi i një lloj shërupi të përgatitur në farmaci, i cili lehtëson dhimbjen pa efekte anësore.

tvklan.al