Merimangat, teorikisht, mund t’i hanë të gjithë njerëzit në Tokë dhe sërish të kenë uri. Ky është rezultati i një studimi të ri të dy biologëve publikuar në revistën “Science and Nature”.

Por, mos u frikësoni. Teksa disa merimanga hanë hardhuca, zogj e madje edhe gjitarë të vegjël, biologët nuk parashikojnë që këto gjallesa do të fillojnë të hanë njerëz.

Dy profesorët, Klaus Birkhofer dhe Martin Nyffeler, vlerësojnë se e gjithë kolonia globale e merimangave hanë nga 400 milionë deri në 800 milionë tonë pre çdo vit.

Kjo do të thotë se merimangat hanë të paktën aq mish sa të gjithë 7 miliardë njerëzit marrë së bashku.

Pesha e të gjithë njerëzve në planet marrë së bashku vlerësohet të jetë rreth 287 milionë tonë – një sasi që do t’i linte merimangat të uritura.

Raporti i dy biologëve, i cili u publikua në revistën “Science and Nature”, po ashtu thotë se merimangat hanë një sasi mishi të barabartë me peshën e balenave në botë.

Biologët arritën në këto përfundime pasi analizuan mënyrat e ushqyerjes së 65 grupeve të ndryshme të merimangave në glob.

Ata thanë se të gjithë njerëzit e globit, po ashtu, konsumojnë rreth 400 milionë tonë mish dhe peshk çdo vit. /tvklan.al