Numri i femrave duhanpirëse po vjen gjithnjë e më shumë në rritje, sidomos në krahasim me meshkujt, numri i së cilëve vijon të bjerë.

Femrave duhanpirëse, nga mosha 25 – 34, është rritur në 22 përqind, në krahasim me 20 përqind që ishte vitin e shkuar.

Këto janë të dhënat e një studimi të publikuar nga

Office of National Statistics

(ONS) në Britani.

Grupmosha e femrave duhanpirëse 16 – 24 vjeç është rritur gjithashtu, nga 20 në 21 përqind.

Sipas studimit, një në 10 fëmijë, lind nga një femër duhanpirëse.

Por pavarësisht rritjes së duhanpirëseve femra, e kundërta po ndodh me meshkujt, duke shënuar rekordin më të ulët me 18.8 përqind të popullsisë.

Grupmosha e meshkujve 25 – 35 vjeç është ajo që ka hequr dorë nga duhani më shumë, me 26 përqind duhanpirës në 2014 – ën, nga 30 që ishte në 2013 – ën.

Megjithatë, sipas studimit në fjalë, meshkujt e grupmoshës 25 – 34 vjeç konsumojnë më shumë cigare, mesatarisht 10 të tilla në ditë, në krahasim me 8 cigare tek femrat.

Ndërsa meshkujt 60 – vjeç e sipër konsumojnë më shumë cigare në ditë, mesatarisht 14. /tvklan.al