operacionStudimi më i fundit  në Britani tregon se ka rënë kërkesa për operacione plastike.

Numri i burrave dhe femrave që kërkojnë të përmirësojnë pamjen e tyre, për t’u dukur më bukur, ka rënë me 10 për qind në vitin 2014.

Kjo është rënia më e madhe e regjistruar në vitet e fundit. Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastik tregon se kërkesa për zmadhim gjoksi ka rënë gati me një të katërtën.

Kjo rënie shpjegohet me faktin se femrat kanë hequr dorë, pasi e kanë kuptuar se është diçka e gabuar dhe me rrezik.

Kirurgët thonë gjithashtu se shumë femra përdorën silikon të lirë për të rritur gjoksin, gjë që shkakton pasoja negative, dhe kjo e ndërgjegjësojë pjesën tjetër, për të mos bërë ndërhyrje thjesht për arsye kozmetike me produkte të çfarëdoshme.

tvklan.al