Jetoni më gjatë nëse konsumoni tre filxhan kafe në ditë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar në 10 shtete europiane ku kanë marrë pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Hulumtimi është kryer nga ekspertë të IARC (Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin) dhe Imperial College në Londër.

Në përfundim të studimit rezultoi se njerëzit që konsumojnë tre kafe në ditë ulin në mënyrë të ndjeshme rrezikun e vdekjes, pasi kafja ka veti të shumta për trupin e njeriut.

Kafeja është e mbushur me antioksidues sikur acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje.

Konsumimi i kafes është potencialisht proaktive kundër zhvillimit të diabetit tip 2.

 Pirja e kafes mund të mbrojë nga ceroza e mëlçisë, veçanërisht ndaj cerozës alkoolike.

Përmirësim të performancës mendore. Kafeina në kafe është një simulant për rritjen e vigjilencën dhe zgjuarsinë./tvklan.al