Problemet me kanalin e rrënjëve të dhëmbëve shumë shpejt mund t’i përkasin së kaluarës, falë një trajtimi radikal të qelizave staminale.

Studiuesit thonë së tipi i ri i mbushjes së dhëmbëve mund të sjellë riparimin dhe rigjenerimin e vetë dhëmbit.

Qasja mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshmë  në miliona pacientë të çdo viti, të cilët i nënshtrohen mbushjes së dhëmbëve apo sëmundjeve me ndërhyrje kirurgjikale dentare.

Studiuesit nga Univeristeti i “Nottingham” dhe Instituti “Wyss” në Universitetin e “Harvard” kanë zhvilluar një metodë terapeutike sintetik, me materiale bio që shëron.

Ata lejojnë qelizat burimore dentale brenda dhëmbëve që të riparohen dhe të rigjenerohen.

Doktor Adam Celiz, Marie Curi, si dhe studiues në Universitetin e “Nottingham” tha:

“Mbushjet ekzistuese dentare janë toksike për qelizat sepse janë të papajtueshme më indet e tulit të mishit brenda dhëmbit. Në rastet e sëmundjeve të dhëmbëve dhe lëndimit të kanalit të rrënjës është kryer në mënyrë  e re tipikë për te hequr indet e infektuara”

.

dhembi 1

Ai ka shtuar se ai dhe ekipi i tij kanë projektuar materiale bio sintetike që mund të përdoren në mënyrë të ngjashme më mbushjet dentare, të cilat mund të vendosen në kontakt të drejtpërdrejtë me indet e tulit të mishit për të nxitur popullsinë e qelizave burimore të lindjes, në riparimin dhe rigjenerimin e këtyre indeve përreth dhëmbit.

“Qasja jonë premton për ndikimin në fushën e Stomatologjisë dhe çmimi që kemi marrë siguron një platformë të madhe për të zhvilluar këtë teknologji edhe më tej me partnerët industrialë”

Studimi ka fituar çmimin e dytë në kategorinë e materialeve të “Shoqërisë Mbretërore të Teknologjisë” dhe “Konkurrencës së Kimisë”.

Doktor Kyle Vinind, anëtar i Institutit “Nottingham” në Universitetin e “Harvard” ka thënë:

“Ne jemi të ngazëllyer në lidhje me premtimin e metodës terapeutike me materiale bio, për zhvillimin e fushës së Stomatologjisë”. 

Aplikimet janë gjykuar në shkallën e inovacionit të teknologjisë, ndikimit të tij, dhe cilësisë shkencore./tvklan.al