Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 125 të tjerë, përfshirë 17 fëmijë kanë mbetur të plagosur në Moskë, si pasojë e një stuhie që goditi vendin të hënën.

Sipas të përditshmes

“Russia Today”

, stuhia ishte aq e fuqishme sa rrëzoi pemë e shkuli çatitë e banesave. Departamenti i Shëndetit në Moskë tha se numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore është gjithnjë e në rritje.

Nga ana e tij, Kryebashkiaku u shpreh se autoritetet po marrin masat e nevojshme për t’u përballur me këtë katastrofë natyrore.

Situata kaotike ka shkaktuar kaos në rrugë, ndërsa të paktën 13 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e kryeqytetit rus. 33 fluturime të tjera mësohet se kanë patur vonesa./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/LJ_qTIM3Rkk