5 persona kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga një stuhi që ka goditur Europën veriore.

3 persona humbën jetën për shkak të rënies së pemëve dhe objekteve të tjera në Holandë, ndërsa 1 tjetër në Gjermani. Një tjetër gjerman u vra për shkak se automjeti me të cilin udhëtonte u përmbys.

I përballur me era mbi 140km/h, operatori gjerman i trenave Deutsche Bahn anuloi të gjitha udhëtimet me distancë të largët gjatë ditës së enjte. Shumë shërbime rajonale patën të njëjtin fat.

Udhëtimet në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një ndër më të frekuentuarit në Europë, u pezulluan përkohësisht. Më shumë se 300 fluturime u anuluan dhe aeroporti u bëri thirrje udhëtarëve që të kontrollonin fluturimet e tyre.

Ata që mbërritën në Schiphol rrëfyen për gazetarët se kishin hasur vështirësi në ulje.

Stuhia, e quajtur Friederike në Gjermani, sipas BBC pritet që të përshkruajë vendin nga perëndimi në lindje, përpara se të arrijë në Poloni gjatë natës.

Edhe Britania e Madhe është përballur me mot të keq dhe erëra të forta përgjatë 24 orëshit të fundit, duke çuar në ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra familje.

Meteorologët gjermanë u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shumë shkolla janë mbyllur.

/tvklan.al