Moskë- Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur.

Kryetari i qytetit të Moskës, Sergei Sobyanin, u ka shprehur ngushëllime familjeve të njerëzve që e humbën jetën nga kjo stuhi.

Ministria e energjisë ka njoftuar se nga stuhia janë shkatërruar përçuesit elektrikë në Moskë, kështu që afro 7,300 vetë kanë mbetur pa energji elektrike.

Po ashtu, është dëmtuar edhe sistemi transportues i qytetit, ndërsa shumë lidhje të trenave janë shtyrë ose anuluar./tvklan.al