Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë. Mediat vendase raportojnë se i plagosuri që u qëllua brenda qendrës tregtare ndërsa mësohet se është dërguar me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka rrethuar qendrën tregtare Rosengard e cila ndodhet në qendër të Malmos, duke mos lejuar askënd të hyjë apo të dalë.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me ngjarjen, megjithatë policia ka nisur hetimet./tvklan.al