Sufle me çokollatë

Përbërësit:

250 gr. çokollatë

250 gr. gjalpë

4 të kuqe vezësh

120 gr. sheqer

40 gr. miell

Përgatitja:

Sufleja është një ëmbëlsirë e shijshme, që bazë kryesore ka çokollatën. Për përgatitjen e saj si fillim, shkrijmë çokollatën duke përdorur metodën e vaskës me ujë të ngrohtë.  Pra marrim një tenxhere të madhe, e mbushim me ujë dhe e lëmë të ngrohet. Më pas në një enë tjetër vendosim çokollatën dhe e lëmë mbi ujin e ngrohtë derisa të shkrijë plotësisht. Sapo fillon të shkrijë shtojmë gjalpë dhe e trazojmë derisa të marrë formë të njëtrajtshme.

Më pas në një mikser rrahim të kuqet e vezëve duke i shtuar edhe pak sheqer. Në momentin që masa mpikset, shtojmë në të një masë të çokollatës dhe hedhim pak nga pak miell duke e trazuar vazhdimisht që të mos formohem kokërriza.

Më pas lyejmë me gjalpë dhe miell të gjitha format ose tasat, që kemi në dispozicion dhe i mbushim me masën që kemi përgatitur. Më pas i pjekim në furrë me një temperaturë prej 230 gradë Celsius, për gati tetë minuta. Pasi të jenë pjekur i lëmë dy minuta të ftohen, i heqim nga forma me kujdes dhe më pas i shërbejmë./tvklan.al

 

Kategori
KuzhineTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura