Xhevahir Sukaj doli në stërvitje me Partizanin të enjten. 

Klubi kryeqytetas nuk e ka zyrtarizuar ende afrimin e tij, por gjithmonë është thënë se ai do të veshë fanellën e të kuqve në pjesën e dytë të kampionatit.

Sulmuesi i cili pjesën e parë të sezonit luajti në Malajzi është përgatitur i diferencuar, pasi është duke u riaftësuar nga një dëmtim. Xhevahir Sukaj ishte pjesë e Partizanit sezonin e kaluar ku shënoi 21 gola në kampionat. Të kuqtë prezantuan të mërkurën sulmuesin Mathew Boniface, duke shtuar alternativat në këtë repart.

Nigeriani zhvilloi edhe seancën e parë. Partizani mbylli përgatitjet në Pezë Helmës dhe do t’i vijojë në Antalia prej së premtes. Në kampin stërvitor në Turqi janë lajmëruar edhe dy miqësore me vendasit e Fenerbahce dhe dhe ekipin nga Azerbajxhani, Qabala./ TV KLAN