Një surprizë e madhe i pret shikuesit e serialit më të ri në Televizionin Klan “Sulltanesha Kosem” mbrëmjen e së mërkurës. Rolin kryesor nga episodi i 17-të nuk do ta luajë më aktorja greke Anastasia Thsilimpou, por aktorja e dashur turke, Beren Saat, e njohur në Shqipëri për rolet e Jamurit në serialin “Hakmarrja” dhe Bihterit tek “Dashuri e Ndaluar”.

Nga një adoleshente që kërkonte të largohej nga pallati i sulltanit, në kohën që roli luhej nga aktorja greke, tashmë Sulltanesha Kosem do të jetë një personazh shumë i pushtetshëm.

Pas shumë tentativave të dështuara për t’u larguar, e preferuara e Sulltanit Ahmet merr një vendim shumë të rëndësishëm.

“Unë jam Anastasia, dikur i ruhesha një pike shiu, tani jam e gatshme të sakrifikohem…Po vij, lamtumirë fëmijëri, lamtumirë e shkuara ime… jam gati të jap jetën për dashurinë”,

thotë Sulltanesha Kosem teksa u del përballë kryengritësve duke u thënë se Sulltan Ahmeti nuk ka vdekur.

Javën e kaluar, i ftuar në emisionin “Rudina”, Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani, e paralajmëronte kështu futjen në serial të aktores së dashur, Beren Saat.

/tvklan.al