Një person i armatosur u ndalua në mes të sulmit nga një punonjës i një kishe, pasi vrau një person dhe plagosi 6 të tjerë në Nashville, Tennessee.

Autori i sulmit qëlloi dhe më pas u vetëplagos gjatë përplasjes që pati me 22-vjeçarin Robert Caleb Engle, i cili u godit në fytyrë me armën e autorit.

Policia tha se në momentin që ndodhi sulmi në kishë ndodheshin 42 persona.

Një grua 39-vjeç, e quajtur Melanie Smith u gjet e vdekur në makinën e parkuar pranë makinës së të dyshuarit.

Policia e Nashville mësoi se autori i sulmit në kishë është Emanuel Kidega Samson, 25 vjeç me origjinë nga Sudani, i cili gjatë përplasjes me Engle në mënyrë të paqëllimshme është vetëplagosur me një plumb në gjoks.

Policia sekuestroi në makinën e Samson dy armë, ndërsa dy armë të tjera u sekuestruan pranë kishës.

Samson u lirua nga spitali dhe është ngarkuar me akuzën për vrasje.

Arsyet e sulmit mbeten ende të paqarta./tvklan.al