Londra goditet në zemër të saj. Tre persona, përfshirë një oficer policie, u vranë ndërsa 20 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Është ky bilanci që la pas një sulm me makinë fare pranë ndërtesës së parlamentit. Ekzaktësisht 1 vit nga masakra në Bruksel ku humbën jetën 32 persona, terrori mbërtheu metropolin britanik. Policia londineze njoftoi se deri në informacione të më të qarta, sulmi konsiderohet si terrorist.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të sigurta të vendit ishullor, në urën Westminter, në kohën kur në parlament po mbahej një seancë parlamentare.

Forcat e sigurisë larguan menjëherë kryeministren Theresa May në një makinë policie, duke e maskuar si oficere.

Dëshmitarët thanë se agresori është një aziatik rreth të 40-ave. Sipas skemës të ndërtuar nga Daily Mail, ai sulmoi me makinë këmbësoret në trotuarin e urës Westminster, për t’u përplasur më pas me gardhin e parlamentit.

Pasi doli nga makina terroristi iu drejtua hyrjes së parlamentit, ku plagosi me thikë një oficer policie, i cili humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Agresori u neutralizua nga agjentët e tjerë, që e eliminuan në vend.

https://www.youtube.com//embed/8xo2qjNYJtw

Sulmi terrorist në Londër ka vënë në alarm edhe metroplolet e tjera. Policia e Nju Jorkut njofton se po monitoron nga afër situatën. Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pasi Britania e madhe dhe Shtetet e Bashkuara ndaluan pajisjet elektronike në fluturimet nga Lindja e Mesme, pas sinjalizimeve se mund të projektohen sulme terroriste përmes këtyre pajisjeve.

Tv Klan