Policia franceze ka arrestuar një 17-vjeçar në qytetin e Grasse-s, në Francën Jugore, pasi plagosi dy persona në një shkollë duke shkaktuar alarm mbarëkombëtar terrori.

Ndërsa, një tjetër i dyshuar mbetet ende në arrati. Media franceze raporton se ngjarja ndodhi pas një incidenti mes dy studentëve.

Menjëherë pas sulmit qeveria franceze lëshoi alarm mbarëkombëtar terrori.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat franceze të ndërhyrjes së shpejtë.

Grasse njihet si kryeqyteti i industrisë franceze të parfumerisë dhe ndodhet rreth 44 km larg qytetit të Nicës, ku një sulm me kamion la 86 të vdekur në muajin korrik të vitit të kaluar.

Franca mbetet në gjendje të jashtëzakonshme pas një zinxhiri sulmesh terroriste 18 muaj më parë, që la mbi 100 të vdekur./tvklan.al