bokoharam47 studentë humbën jetën nga një sulm vetëvrasës në veri-lindje të Nigerisë.

79 të tjerë mbetën të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në një shkollë teknike në qytetin Potiskum.

Në momentin e shpërthimit, studentët ndodheshin në një mbledhje me profesorët.

Ende nuk dihet, cilët janë organizatorët e këtij sulmi.

Në këto zona janë aktivë, militantët e grupit ekstremist suni Boko Haram.

Por pak javë më parë, ata ranë dakord me qeverinë nigeriane për një armëpushim.

Tv Klan