4 persona kanë mbetur të vdekur pasi një kamion u përplas drejt tyre në Jerusalem. Terroristi, siç e quajtën autoritetet izraelite, ka rrëmbyer nja kamion dhe është përplasur me një turmë njerëzish në Jerusalem.

Tre gra dhe një burrë janë mes viktimave të sulmit, të cilin policia izraelite e quajti akt terrorist, ndërsa 15 të tjerë janë raportuar të vdekur.

Televizioni shtetëror izraelit tha se autori i sulmit u qellua për vdekje nga një prej ushtareve që u sulmuan me kamion. Policia tha se autori ishte banor i Jerusalemit lindor, ndërsa patenta e tij dhe targat e kamionit ishin izraelite.

Ngjarja ndodhi në një shëtitore kur nje kamion shtoi shpejtësinë dhe mori përpara një turme njerëzish qe sapo zbriten nga një autobus. / TV KLAN