Të paktën 4 persona kanë humbur jetën pasi një kamion u përplas me një turmë njerëzish që qëndronin jashtë një qendre tregtare në Stockholm, Suedi.  

Në vendngjarje janë dëgjuar të shtëna, por informacionet janë ende të pakta pasi ngjarja sapo ka ndodhur ne Suedi.

Dyshimet e para thonë se bëhet fjalë për një sulm terrorist të ngjashëm me atë të dy javëve më parë në Londër, ku humbën jetën 5 persona.

Një dëshmitar okular i tha gazetës suedeze “Aftonbladet” se “isha në rrugën kryesore kur papritur erdhi një kamion. Nuk munda të shikoj nëse kishte njeri në të, por kamioni ishte komplet jashtë kontrolli.”

Dëshmitari okular tha se kishte parë të paktën dy persona që ishin shtypur nga kamioni. “Vrapova me sa fuqi kisha”, tha ai.

Menjëherë pas sulmit reagoi edhe kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, i cili tha se të gjitha provat tregojnë se sulmi ishte “terrorist”./tvklan.al