Një raketë është lëshuar drejt departamentit të policisë në Turqi ku po mbahej atentatori Abdulgadir Masharipov, vrasësi i disa personave në klubin e natës në Turqi natën e Vitit të Ri. Departamenti i policisë e ka vendndodhjen në qytetin më të madh turk, Stambollin.

3C54F03400000578-4141218-image-a-44_1484935811875

Nuk ka patur viktima nga sulmi sepse raketa vetëm i është afruar destinacionin duke mos qëlluar në shenjë. Nga guvernatori mësohet se raketa ka goditur murin rrethues të ndërtesës.

Turqia është goditur nga disa seri vrasjesh me armë dhe bombardimesh muajt e fundit, disa të kryera nga militantët kurdë dhe disa të tjera nga Shteti Islamik.

“Dogan News” tha se raketa kishte kaluar afër stacionit Vatan por nuk e kishte goditu ndërtesën. Televizioni privat “NTV” tha se nuk kishte patur të plagosur në sulm.

Është publikuar videoja e sulmit ku tregohen dhe oficerët e sigurisë të cilët kanë dalë në rrugë për të hetuar./tvklan.al

Lajmi në përditësim…