Mediat gjermane raportojnë se të paktën 4 persona janë plagosur pasi u sulmuan nga një person, i cili ishte i pajisur me thikë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Munich.  

Autoritetet arrestuan një person si të dyshuar, i cili mësohet se u arratis nga vendi i ngjarjes me një biçikletë.  

“Kemi arrestuar një person që është i ngjashëm me pëshkrimet e dëshmitarëve, por nuk mund ta konfirmojmë që është autori i sulmit”

, tha një zëdhënës i policisë në Munich.

Sipas mediave akoma nuk dihet arsyeja e sulmit.

Sipas policisë, asnjë nga personat e plagosur nuk është në rrezik për jetën.

Dëshmitarë në skenën e sulmit kanë thënë se autori ishte një burrë rreth moshës 40 vjeçare. 

/tvklan.al