Dy vajza gjetën vdekjen sot nga një sulm me thikë në stacionin e trenit të Marsejës në Francë, ndërkohë që ushtarët vranë agresorin. Sipas dëshmitarëve një person rreth 30 vjeç nxori një thikë dhe nisi të qëllonte njerëzit që ndodheshin në stacion.

Një vajzë 17 vjeç vdiq nga prerjet ne fyt, ndërsa viktima tjetër, një 20-vjeçare mori plagë në stomak. Agresori thirri Allhu Akbar gjatë sulmit. 

Sipas policisë ai duket të jetë nga Afrika Veriore, por nuk kishte dokumente identiteti në trup.

Policia franceze thotë se sulmi ka te ngjare të jetë terrorizëm. Agresori u qëllua menjëherë nga ushtarët që patrullojnë tashmë rregullisht pikat kyçe të qyteteve franceze.

Autoritetet i bënë thirrje publikut të shmangte stacionin e trenit në Marseje, ku trenat u ndaluan, në pritje të qartësimit të situatës.

Rreth 200 oficerë policie rrethuan zonën, ndërkohë që Prokuroria ka hapur një hetim për akt terrorist. 

Tv Klan