Më shumë se 100 ushtarë mbetën të vrarë apo të plagosur në një sulm ndaj një bazë në provincën Balk, në veri të Afganistanit. Sulmi  u mor përsipër nga talebanët. Autoritetet afgane të cilat bënë të ditur lajmin, njoftuan se me gjasë bilanci i viktimave mund të rritet, pasi shumë të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Luftimet në bazën ushtarake zgjatën për disa orë. Sipas zyrtarëve vendas, talebanët ishin veshur me rroba ushtarake, duke kaluar lehtësisht barrierat. Disa prej tyre u vetëflijuan duke hedhur veten në erë. Mësohet se ata sulmuan ushtarët që sapo kishin dalë nga xhamia. Të paktën 10 terroristë mbetën të vrarë në sulm.

Sulmi ndaj ushtrisë afgane është i dyti brenda muajit. Më herët terroristët e Shtetit Islamik vranë rreth 50 persona në një atentat të organizuar ndaj një spitali ushtarak.

Tv Klan