Të paktën 72 persona mbetën të vrarë e dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e dy shpërthimeve në Afganistan.

Shënjestra e sulmeve terroriste ishin dy xhami, një në kryeqytetin afgan, Kabul dhe një në një provincë.

Terroristët hynë në xhami në momentin që besimtarët po faleshin, hapën zjarr ndaj tyre dhe më pas u vetëhodhën në erë.

Masakra u mor përsipër nga Shteti Islamik, që ka kryer një sërë sulmesh të ngjashme këtë javë në Afganistan, me pasojë qindra viktima.

Tv Klan