sulmiNjë sulm vetëvrasës në Afganistan i ka marrë jetën 45 personave dhe ka plagosur 60 të tjerë.

Sulmi ndodhi gjatë një ndeshjeje volejbolli në provincën Paktika në lindje të vendit.

Dëshmitarët e përshkruajnë skenën e ngjarjes si një banjë gjaku.

Përgjegjësia ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup, por dyshohet se pas sulmit fshihen talebanët.

Presidenti Ashraf Gani e konsideroi si një akt makabër.

Sulmi ndodhi pak orë pasi parlamenti afgan miratoi shtyrjen me 1 vit të afatit të qëndrimit të trupave të NATO-s në vend.

Parashikohej tërheqja e tyre e plotë brenda këtij viti.

Misioni i 12 mijë trupave të NATO-s, që do të mbeten në vend, do të jetë trajnimi i forcave afgane të sigurisë.

Tv Klan