Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër të hënën në Kuvendin e Shqipërisë kundër atyre që ai quajti “sulme” të Kryeministrit Rama kundër mediave.

Jam sot këtu për të denoncuar para çdo shqiptari qëndrimin banditesk, të turpshëm, skizoid të kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili si askush tjetër në faqen e dheut, si askush tjetër në planet, kalon para një grupi njerëzish dhe u thotë “mirëmëngjes kazan”.Kjo fyerje kolektive, ky poshtërim kolektiv ndaj një grupi vajzash dhe djemsh, që bëjnë një detyrë, informimin e publikut përbën një ndër aktet më të pashembullta të paranojës, të skizës, të kulturës staliniste.

Ish-kryeministri Berisha kërkoi edhe një rezolutë që të dënojë veprimet e kreut të ekzekutivit.

Kam kërkuar dhe kërkoj një rezolutë, e cila do të titullohet Rezoluta e “Llum-kazanit”. Rezoluta e Llum-kazanit duhet të dënojë para shqiptarëve dhe mbarë botës njeriun që mban postin e kreut të ekzekutivit dhe përdor fuqinë e këtij posti për një ofendim të tillë kolektiv, të cilin mund ta dëgjosh vetëm në spitalet psikiatrike nga të sëmurët më të degraduar.

Berisha tha se të vërsulesh ndaj mediave të vendit me fjalën përmbledhëse “kazan”, do të thotë se ke përzgjedhur fyerjen më të rëndë se çdo përmbajtje e veçantë e kazanit. “

Do të thotë se kafshërisht nuk kënaqesh me etiketimin me një nga përmbajtjet, por do të vërsulësh mbi ta çdo përmbajtje që ka kazani.

/tvklan.al