Disa orë para se Armando Rrapaj të goditej me thikë në zemër, sulmoi familjen Merkaj me një grup prej gjashtë personash.

Ata rrahën nenën e vëllezërve Merkaj, e cila ndodhet ne spitalin Ushtarak në gjendje të rendë shëndetësore. Pasi u la i lire Klevis Merkaj tregon se si nisi sherri me Rrapajn.

“Ata më q

ëllojnë, më bënë copa nuk merrej vesh nga vinte grushti, 5-6 veta sa ishin. Bie në shesh, më pas vjen vëllai . Se nga doli thika as vetë nuk e dimë

”.

Burrë e grua thonë se shkak për gjithçka ka ndodhur janë dy familjet që donin të ndanin çiftin, njerka dhe nëna e viktimës. Minorenia pohon një fakt të tillë. 

“Më thanë që do të jap lekë që të punosh andej, më kërkuan që të ndahesha me Klevisin, por unë nuk pranova”. Nuk guxoja që të dilja në dyqan.

Me pas konflikti është përshkallëzuar midis djalit të madh te Merkajve dhe 23 vjeçarit Armando Rrapaj. Klevisi tentoi ta shuaj sherrin, për këtë edhe u la i lirë një dite pas arrestimit. I riu u godit me thike ne zemër dhe humbi jetën rrugës për ne spital. Pas kësaj ngjarjeje tre familje janë ne konflikt me njëra tjetrën, dhe pala e viktimës kërkon rikthimin e Klevis Merkaj në qeli.

Tv Klan