Pas sulmit me vezë ndaj amabsadores së Kosovës në Uashtingon, Vlora Çitaku, ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili e quan veprimin “një tjetër përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.”

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku u sulmua me vezë nga një aktiviste shqiptare në Universitetin e Denverit. Incident ndodhi dje teksa Çitaku po mbante një ligjëratë para studentëve për situatën në Kosovë e Ballkan si dhe rritjen e influencës ruse.

Shprehja e lirë e fjalës dhe mendimit është vlerë fundamentale e demokracisë, e cila respektohet nga të gjithë ne. Kjo e drejtë nuk duhet të keqpërdoret nga askush, duke cenuar integritetin personal të askujt, aq më tepër të një zyrtari shtetëror të institucioneve të Republikës së Kosovës. Keqpërdorimi i lirisë së shprehjes, i shoqëruar me dhunë automatikisht shndërrohet në një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm, si ai i djeshmi ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku

”, tha Thaçi në një postim në Facebook.

Ai shtoi se “

fyerja dhe sulmi ndaj ambasadores Çitaku ishte edhe një tjetër përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nxitësit dhe ekzekutuesit e veprimeve të tilla të shëmtuara, duhet të ndjehen të turpëruar.

”/tvklan.al