Një person me shtetësi të dyfishtë gjermao-ruse, ndaj të cilit po zhvillohet procesi gjyqësor për shkak të sulmit me bombë kundër autobusit të ekipit të futbollit, Borusia Dortmund, në prill të vitit të kaluar, ka pranuar se e ka aktivizuar eksplozivin, por tha se nuk ka pasur për qëllim të kryejë vrasje apo plagosje.

“Më vjen shumë keq për sjelljen time”, tha i akuzuari sot në një gjykatë në Dortmund. Këtë person autoritetet gjermane e identifikojnë vetëm si Sergei W.

Ky i akuzuar 28 vjeçar, tha se ka dëshiruar ta kryejë një sulm të rrejshëm dhe eksplozivin e kishte përgatitur ashtu “që të mos priten dëmtime të njerëzve”.

Ai është akuzuar për përpjekje për vrasje, për dëmtim trupor dhe aktivizim të eksplozivit.

Sergei W, me profesion inxhinier i elektros, mund të dënohet me burgim të përpjetshëm, për këtë sulm, nga i cili ishte lënduar futbollisti, Mark Bartra, dhe një polic, të cilit i është dëmtuar dëgjimi.

Prokurorët thanë se sulmi kishte për qëllim uljen e çmimit të aksioneve të kubit me qëllim që të përfitonte në investimet e tij.

Procesi gjyqësor kundër tij ka filluar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

/REL