Pas shpërthimeve në autobusin e ekipit të Borussia Dortmund, të ndodhur mbrëmjen e së martës mund të qëndrojnë ekstremistë islamikë.

Sipas BBC, kjo është një ndër pistat në të cilat po heton aktualisht policia gjermane.

Shkak është bërë një letër e gjetur në afërsi të vendngjarjes, ku përmendet sulmi në tregun e Krishtlindjes në Berlin dhe ndërhyrjet ushtarake në Siri.

Ende nuk dihet nëse letra është e vërtetë.

I lënduar nga kjo ngjarje mbeti futbollisti Marc Barta, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje pasi theu një kockë të dorës. Pjesa tjetër e ekipit nuk pësoi dëmtime.

Sipas gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung”, letra niste me frazën “në emër të Allahut”, ndërsa përmendej përdorimi i Tornado -ve gjermanë në koalicionin që lufton të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Prokurori federal gjerman, i cili mer zakonisht përsipër krime që lidhen me terrorizmin do të hetojë edhe ngjarjen në fjalë.

Por çfarë ndodhi një natë më parë?

Ekipi i Borussia Dortmund ishin rrugës për të luajtur çerekfinalen e Champions League në shtëpinë e tyre kundër Monaco, kur ndodhën tre shpërthime eksplozivi në autobusin me të cilin udhëtonin.

Ngjarja ndodhi në Hoechsten jashtë qytetit, rreth orës 19:00.

Të dhënat e para flisnin për një sulm të rëndë me eksploziv.

Fotot nga vendngjarja tregonin dritaret e thyera të autobusit dhe shenja të përfshirjes nga flakët./tvklan.al