Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar sot gjykatës dënimin me 57 vite burg 5 të akuzuarit e dosjes Lazarati.

Ata u arrestuan në vitin 2014 gjatë ndërhyrjes së policisë në këtë fshat të akuzuar për kundërshtim me armë të forcave të rendit dhe kultivim e trafikim të lëndëve narkotike.

Prokuroria kërkoi dënimin me 14 vite burg për Arbjon Alikon, 13 vite për Gurgaz Skënderin, për Alfred Prokon dhe Enrik Skënderin u kërkua 11 vite heqje lirie dhe 8 vite burg për Beqo Brahimajn.

Ata konsiderohen si bashkëpunëtorë të Gate Mahmutajt, procesi për të cilin u zhvillua i ndarë.

Pretenca e sotme nuk ka lidhje me vrasjen e oficerit të policisë Ibrahim Basha një vit më pas në Lazarat.

Tv Klan