Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas sulmit në klubin e natës në Stamboll, ku mbetën të vrarë të paktën 39 persona dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë.

Erdogan e përshkruajti këtë sulm si një përpjekje për të

“shkatërruar moralin dhe për të krijuar kaos, duke shënjestruar qëllimisht paqjen e vendit dhe njerëz të pafajshëm”.

Kreu i shtetit turk, e konsideroi sulmin si “të neveritshëm”.

Të paktën 39 persona, 16 prej të cilëve të huaj, që po festonin Vitin e Ri në një klub nate në Stamboll u vranë barbarisht vetëm 1 orë e 15 minuta pas mbërritjes së 2017-ës.

Ende nuk dihet sa persona ishin të përfshirë në sulm, por raportohet se një terrorist ishte i veshur si babagjysh i Vitit të Ri.

Dyshohet se pas këtij sulmi qëndron Shteti Islamik dhe PKK-ja./tvklan.al