Policia spanjolle ka arrestuar një të dyshuar për sulmin e së enjtes në një nga zonat më të frekuentuara të Barcelonës në Las Ramblas.

Driss Oukabir është vënë në pranga si një nga të dyshuarit e sulmit, ku mbetën të vdekur 13 persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Mësohet se Oukabi e ka marrë furgonion me qira fugonin në qytezën e Santa Perpetua de la Mogada më të cilën sulmoi turistët.

Ajo që dimë deri më tani:

Një furgon ka hyrë mes një turme njerëzish në Barcelonë, duke vrarë 13 persona  dhe duke plagosur më shumë se 50.

Policia lokale ka konfirmuar se incidenti ishte një sulm terrorist. Një person është arrestuar  (Driss Oukabir)

Numri i të vdekurve, sipas zyrtarëve lokalë mund të rritet

Incidenti ndodhi pranë Las Ramblas, një zonë e njohur me turistë.

Shërbimet e urgjencës katalanase kanë kërkuar mbylljen e stacioneve të metrosë dhe trenit në afërsi të zonës ku ndodhi ngjarja, raporton Reuters.

/tvklan.al