Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në rrethana ende të paqarta, në Devoll, pranë kufirit me Greqinë.

Viktima është Zarif Alliu 44 vjeç nga fshati Vërdovë i Pogradecit.

Ai po udhëtonte drejt Greqisë se bashku me dy miqtë e tij, M.V dhe D.Sh, që ty nga 40 vjeç kur është sulmuar nga disa persona ende te paidentifikuar, te cilet i kane qëlluar me sende te forta.

Alliu humbi jetën pasi u transportua në spital nga banoret e zonës, të cilët u njoftuan nga njeri prej të mbijetuarve të sulmit.

Ferhat Braho, banor i zonës “

Ishe ora rreth 8 çerek, kur dikush trokiti në derë dhe më tha se kishte një person të plagosur që po kërkonte ndihmë. I çova një kuvertë dhe njoftova kryeplakun, por brenda në shtëpi nuk i futa

”.

Dy personat e tjerë kane dhënë dëshmitë e tyre në polici dhe kanë folur për një tentative grabitje. Atyre u janë marre 10 mije lekë të reja dhe telefonat celulare. Por policia po heton edhe një pistë tjetër, atë të një konflikti qe lidhet me trafikun e droges, pasi zona njihet si vend i shkëmbimit të lëndëve narkotike që dërgohet në Greqi.

Tv Klan