Sulmohen autobusët me udhëtarë, dhjetëra të vdekur

Me dhjetëra persona kanë mbetur të vrarë nga një shpërthim në dalje të qytetit të Aleppo -s në Siri. Bëhet fjalë për disa autobusë me banorë, të cilët po përpiqeshin të arratiseshin nga fshatrat përreth qytetit të shkatërruar nga lufta.

Ngjarja e rëndë, që besohet të ketë ardhur për shkak të një sulmi me autobombë, ndodhi në një pikë tranziti për sirianët, të cilët po përpiqen të shkojnë në një zonë të sigurt.

Pamjet pas shpërthimit janë të tmerrshme. Me dhjetëra trupa të pajetë përtokë dhe autobusë të shkatërruar. Të dhëna paraprake flasin për të paktën 39 të vdekur.

Ngjarja e rëndë vjen disa ditë pasi presidenti sirian Bashar al – Assad mohoi të ketë ndërmarrë një sulm me gaz kimik mbi popullin e tij.

Mediat shtetërore në Siri thanë se pas sulmit me bombë të kësaj të shtune qëndronin “grupe terroriste”, një term të cilin regjimi e përdor për çdo grup opozitar të armatosur.

Mbetet ende e paqartë nëse në këtë pikë tranziti ka të vdekur nga radhët e rebelëve, por një zyrtar i këtyre të fundit tha se 20 rebelë që po ruanin autobusët kanë mbetur gjithashtu të vrarë, së bashku me pasagjerët.

Shpërthimi ndodhi në zonën e Rashidin në dalje të Aleppos, teksa autobusët transportonin banorë nga dy fshatra Shi’ite./tvklan.al


Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*